TESS zbulon planetin me madhësinë e Tokës

Sateliti i NASA-s, TESS ka zbuluar planetin e parë me madhësi të ngjashme me atë të Tokës.

Planeti, i quajtur HD 21749c, është sa 89% të diametrit të Tokës dhe është 53 vite dritë larg.

Sipërfaqja e tij është shkëmbore dhe e ngrohtë, me temperatura që mund të arrijnë deri në 800 gradë Celcius.

Ky është planeti i dhjetë i zbuluar nga TESS dhe i dyti në konstelacionin jugor të Reticulumit./ ATSH