Telekomi i shkatërruar, Bedri Istrefi drejtor për ta shpëtuar

Drejtori i ri i Telekomit të Kosovës, Bedri Istrefi është parë si mundësi dhe zgjidhja më e mirë për ta rimëkëmbur këtë kompani e cila dikur i siguronte edhe buxhetit të shtetit para.

Tani që të tjerët e kanë zhytur në obligime, drejtori i ri shihet si shpresë për rimëkëmbjen e Telekomit. Me entuziazëm e kanë pritur puntorët emrimin e Bedri Istrefit. Ata e kanë parë emërimin e tij si më të qëlluarin në kohën e qëlluar. Dy muaj pasi Gent Begolli dha dorëheqjen, Telekomi i Kosovës do të ketë një drejtues të ri. Bordi Drejtues vendosi emërimin e Bedri Istrefit si Drejtor i Përgjithshëm i Telekomit.

E krejt kjo vjen në një kohë kur Telekomi i Kosovës po kalon vështirësi financiare sidomos pas humbjes së arbitrazhit përballë Z-Mobile. Telekomi i detyrohet këtij të fundit 30 milion euro dëmshpërblim, diçka që mund ta çojë në prag falimentimi.

Përpara emërimit të Bedri Istrefit, Gent Begolli mbajti detyrën si Drejtor i Përgjithshëm për 5 muaj. “Bordi i Drejtorëve i Telekomit të Kosovës Sh.A në mbledhjen e sotme të datës 31 Dhjetor 2018, ka vendosur që për pozitën e Ushtruesit të Detyrës së Kryeshefit Ekzekutiv të Telekomit të Kosovës të emërohet z. Bedri Istrefi. Bordi i Drejtorëve i Telekomit të Kosovës Sh.A i uron punë të mbarë në pozitën e tij të re z.Bedri Istrefi,” shkruhej në komunikatën për media të Bordit Drejtues. /Vizioni.info/

Vizioni.info Author