Vedat Muriqi arrin marrëveshje me klubin e njohur evropian

Vedat Muriqi do të bëhet me klub të ri në afatin kalimtar të verës.

Sulmuesi i Kosovës dhe Rizesporit, ka arritur marrëveshe në parim me gjigantin turk, Fenerbahce.

Lajmi është bërë i ditur sot nga gazeta Hurriyet, e cila ka zbuluar edhe shumën e marrëveshjes.

“Një marrëveshje me Muriqin në parim është arritur, siç është thënë edhe në intervistë. Fenerbahce dhe Rizespor po i vazhdojnë bisedimet. Bazuar në informata nga klubi i Rizesporit, me të cilët Vedati ka kontratë deri në 2020, bëhet fjalë për një ofertë 3 milionë euro nga Fenerbahce”, shkruan “hurriyet.com.tr”.

Shtatëlarti nga Prizreni, po shkëlqen në elitën e futbollit duke, duke pasur bilanc këtë sezon prej 12 golave dhe 7 asisteve.

24-vjeçari karrierën e ka nisur me Lirinë e Prizrenit, me të cilët para disa viteve shkëlqente edhe në Superligën e Kosovës, para se të transferohej tek Teuta e Durrësit, në vitin 2013. Nga Teuta u huazua tek Besa e Kavajës, ndërsa në vitin 2014 kaloi tek Giresunspor i Turqisë. Më pas luajti edhe me Genclerbirligin, ndërsa vitin e kaluar u transferua tek Rizespor.

Vizioni.info Author