Guardiola: Fitoret e vonshme të Liverpool nuk na dekoncentrojnë

Gara e ashpër për titullin e kampionit në Premierligë mes Manchester City dhe Liverpool po vazhdon.

Liverpool në ndeshjet e fundit ka arritur të shënoj fitore në minutat e fundit të ndeshjeve, fakt ky që tregon dy gjëra; Karakterin e fortë, por edhe pasigurinë në këtë rrugëtim.

Këto fitore të Liverpool i kanë lënë përshtypje të mira Pep Guardiolas, megjithatë, nuk do ta dekoncentrojnë atë apo skuadrën e tij.

“Zero. Ndoshta për ta është më mirë, por për ne, zero” ka thënë Guardiola i pyetur për ndikim psikologjik të këtyre fitoreve, transmeton lajmi.net.

“E di se Liverpool do të fitojnë të gjitha ndeshjet. Ajo që ndodhi, ndodhi. Kështu, për tu shpallur kampionë, duhet të fitojmë të gjitha ndeshjet” ka thënë tutje spanjolli.

Në letër, kanë mbetur edhe dy ndeshje të vështira për Man City. Ajo ndaj rivalëve lokal të Manchester United dhe ajo me Tottenham Hotspur.

Vizioni.info Author