Sa para fiton për një koncert? Kjo është përgjigja e Greta Koçit

Këngëtarja, Greta Koçi është mjaft e pëlqyer nga publiku shqiptar.

Ajo së fundmi i është përgjigjur ndjekësve në disa pyetje në llogarinë e saj personale, Instagram, shkruan lajmi.net.

Meqë vazhdon të jetë aktive në mbrëmje dhe koncerte të ndryshme, ndjekësi e ka pyetur atë se sa para fiton për një koncert.

“Ishte tamam me spec, po janë pak personale këto gjëra dhe sikur nuk tregohen. Më shumë rëndësi ka që kam koncerte kudo ku ka shqiptarë dhe mbushem me dashuri nga çdo koncert që jap”, përgjigjet Koçi.

Ndryshe, Greta është goxha aktive në projekte dhe ahengje muzikore, jo vetëm në trojet shqiptare por edhe më gjerë.

Vizioni.info Author