Barcelona merr një lajm të rëndësishëm rreth Ousmane Dembele

Skuadra e Barcelonës ka mësuar një lajm me shumë rëndësi rreth yllit të skuadrës, Ousmane Dembele.

Reprezentuesi francez është rikthyer në stërvitjet me skuadrën, pak kohë para ndeshjes që katalanët e luajnë kundër skuadrës së Manchester United.

Dembele ka gjasë ta humb ndeshjen çerekfinale si pasojë e një lëndimi, por duket se ai do të jetë i gatshëm të kthehet në kohë, pasi është kthyer për stërvitjet me grupin, transmeton lajmi.net.

Rikthimi i Dembeles ka ardhur në një kohë shumë të rëndësishme, kur skuadrën e presin duelet me Atletico Madrid dhe Man Utd.

Mungesën e Dembele në ndeshjet e fundit e shfrytëzoi mjaftë mirë Malcom, i cili regjistroi paraqitje të mira, duke dhuruar asistime, por edhe duke gjetur rrugën e golit.

Vizioni.info Author