Ermal Fejzullahu ka dy fjalë për ‘sherrin’ mes Sabriut dhe Florit

Ditë më parë bëri bujë në medie një deklaratë e Sabri Fejzullahut, ku foli për klikimet e bleme të artistëve.

Sabri Fejzullahu teksa foli për klikimet që blihen nga estrada, përmendi edhe emrin e Florit.

Pas kësaj deklarate, kishte reaguar Flori Mumajesi përmes një postimi në Instagram, e krejt në fund Ermal Fejzullahu ka disa fjalë për këtë ‘sherr’.

I ftuar në “1 kafe prej shpisë”, Ermali ka shprehur keqardhje për këtë që ndodhi dhe tha se me Florin gjithmonë ka pasur raport ok.

Ai shtoi se reagimi i tillë nga Flori i është dukur jo i duhur, pasi duhet pasur parasysh edhe moshën që e ka Sabriu.

“Më ka ardhë keq për atë gjë që ka ndodhë me të thënë të drejtën, nga të dy palët. Duke e pasur parasysh se babi është pak tip (temperament) që e thash edhe më herët atë që isha duke e thënë. Ndoshta një plaku 75-vjeçar i rrëshqet ndonjë llaf palidhje. Mua më ka ardhë shumë keq nga kolegu, nga Flori sepse ka bërë një reagim që nuk më është dukur se i ka pasë hije atij, duke e pasur parasysh së pari moshën, karrierën e tij, zhargonin të cilin e kishte përdorur në atë postimin, më është dukur e ulët. Mirëpo, sido që të jetë, jeta është e gjatë, ne prap duhet me vazhdu”, ka shkruar ai.

Ndërsa, shtoi se e kishte kontaktuar Florin pas këtij rasti.

“Me thënë të drejtën unë i kam kontaktu personalisht dhe u kam thënë, i thirra kështu me burrëri, i thash tu kisha lut tu e pas parasysh që baba im e ka një moshë, pasi qenke ndjerë i ofenduar, se di a e ke mizën mbas veshit a çka, por e kemi fshirë atë farë postimi edhe pasi je ndjerë i ofenduar edhe unë do ju them atë pjesën e intervistës me largu, tha nuk vjen në shprehje, atëherë mu duk shumë gjest i ulët”.

Vizioni.info Author