Gnabry, pasardhësi natyral i Lewandowskit dhe Kloses

Bayern Muencheni dhe Përfaqësuesja e Gjermanisë, janë të bashkuar nga problemi i njëjtë: si të zëvendësohet një sulmues që shënon pothuajse në çdo ndeshje? 

Te Bayerni po shqetësohen për të gjetur një pasardhës të polakut Robert Lewandowski, derisa te Gjermania ende janë në kërkim të një lojtari që do të zëvendësonte Miroslav Klosen. 

Mirëpo, duket se përgjigja për të dyja ekipet është Serge Gnabry. Te Gjermania ka pasur shumë lojtarë që kanë ardhur dhe kanë shkuar me shpresën se do ta zëvendësonin Klosen, por duket se trashëgimia e tij ka një vlerë shumë të madhe. Ish-sulmuesi i Werder Bremenit dhe Bayernit ka pasur një karrierë të jashtëzakonshme te Gjermania, duke vendosur rekord me 71 gola të shënuar, shkruan sot Koha Ditore.

Ai gjithashtu ka ndihmuar Gjermaninë të fitojë edhe titullin e botës në vitin 2014 përpara se të tërhiqej nga futbolli aktiv. Klose ka luajtur për Gjermaninë prej vitit 2001 deri në vitin 2014, duke regjistruar 137 ndeshje. Klose te Gjermania e nisi në mënyrë modeste, duke shënuar dy gola në gjashtë ndeshjet e para. 

Ndërsa, Gnabry ka befasuar të gjithë te Gjermania, pasi në gjashtë ndeshjet e para, ka realizuar gjashtë herë. 

“Nuk kam pritur një start të tillë. Mund të them se edhe vetë jam i befasuar me këtë start fantastik”, shprehet Gnabry 23-vjeçar. Timo Werner për një kohë të gjatë është konsideruar si pasardhës natyral i Kloses te Gjermania, por numri nëntë i ekipit RB Leipzig është kapërcyer në nivelin ndërkombëtar nga Gnabry. 

Ky i fundit i ka dhënë një arsye të fortë përzgjedhësit Joachim Loew që të ketë besim tek ai se është njeriu i duhur për të shënuar gola dhe për të qenë titullar. 

Në të vërtetë, Gnabry e Werner te Gjermania po luftojnë për të njëjtën pozitë. Por, për dallim prej Wernerit, Gnabry mund të luajë si qendërsulmues dhe sulmues i krahut.