Policia jep versionin e vdekjes së 13-vjeçarit nga Ferizaji

Një djalë 13 vjeçar nga fshati Sojevë i Ferizajt, dje i ka dhë fund jetës së tij, duke u vetëvarur, transmeton Gazeta Metro.

Këtë e ka konfirmuar për Gazetën Metro zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Agim Gashi.

Gashi ka treguar se familjarët e të riut e kanë pare atë duke luajtur me shokë para shtëpisë një orë para se të vetvritej dhe askush nuk e ka parë të shqetësuar apo brengosur.

“Familjarët kanë thënë për 13 vjeçarin se nuk ka pas kurrëfar problemi, kurrëfar shqëtesimi, e as brenge. Sipas familjarëve, 1 orë para se të gjendej i varur në litar, ka qenë duke luajtur me shokë para shtëpisë”, ka thënë Gashi

Ai ka thënë se i riu është gjetur pa shënja jete në pleme, ku ka qenë ushqimi i kafshëve.

“Sakstësisht është gjetur në ‘pleme’, ku ka qenë ushqimi i kafshëve”, ka thënë Gashi. /gazetametro.net/