Promovohet libri ‘Refugjatë nën qiellin e ri’

Sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës, me fillim nga ora 13:00, do të promovohet libri ‘Refugjatë nën qiellin e ri’ i autores Ganimete Pashoja- Myftiu, shkruan zeri.info.

Ky libër ka për qëllim ta përçojë mesazhin për zgjimin e kujtesës kolektive në 20-vjetorin e ekzodit kosovar.

Autorja shprehet se forca e kujtesës sonë kolektive ka rëndësi kapitale për shpëtimin e qenies dhe trashëgimisë sonë kulturore. Ajo është një dëshmi dinjiteti dhe validim i ndërhyrjes ndërkombëtare në dilemën morale në Kosovë. Është si një busullë morale jo vetëm për ngjarjet në Ballkan por edhe për ngjarjet në tërë globin. 

Vizioni.info Author