Poezia fituese e Çmimit të dytë..

Poezia fituese e Çmimit të dytë në konkursin e organizuar nga Klubi “De Rada” për nder të Ditës Botërore të Poezisë

NUK PO KËRKONIM BASH TË NJËJTËN GJË – Shëndet Aliu

Më erdhe në jetë,
si një degë lisi gjatë rrugës në pyll,
E u përplase në fytyrën time.

Më vrave pak,
por më zgjove,
më ke bërë të ec sy mbyllur
duke ëndërruar për ty,
duke ec buzë shkëmbit,
më bëre të bij për ty,
si një ujëvarë në gurë.

Më ftove në darkën tënde,
e veshur me rrobat e lumturisë,
më hutove me pamjen tënde,
përtej atyre rrobave,
përtej lëkurës e mishit,
më hutove me pamjen e brendshme
të shpirtit tënd të bardhë.

Mi more sytë, më more mua,
më fute në zemrën tënde të madhe,
aty ku zunë vend edhe valixhet e mia,
me të mira e me të këqija.

Në rrugë të ndryshme,
por në destinacion të njëjtë,
në forma të ndryshme,
por të dy nuk po kërkonim, bash të njëjtën gjë.

E duke mos e kërkuar
e gjetëm të dy,
ne, unë dhe ti,
njëri-tjetrin.

Vizioni.info Author