Poezia e fituese e Çmimit të parë..

Poezia e fituese e Çmimit të parë në konkursin e organizuar për nder të Ditës Botërore të Poezisë nga Klubi “De Rada”

ANDËRR E KUQE – Blerina TËRBUNJA

Ora e madhe binte zhurmshëm
Udhët u hapën përnjëherë
Mbi lakuriqësinë e mjesit 
U hodh andrra e kuqe

Me hapin e tij gufonte zemra ime
Damarët e jetës dalldi u frynë 
Thue se do të pëlcas gjama jeme e lumtunisë
Bashkë me ardhjen tane

Ora ra fuqishëm me hapin tënd të fundit
U zgjat trupi im përtrej reales
Gjithë andrrën e përthekova
Si këmishë lumtunie

Symbyllurazi u hodha mbi qiell
Tuj besu fuqishëm në krahët e mij
Krahrori më shpërtheu 
me magjinë e Erosit

Fryma mu bë një me tënden
Koha duel prej dimensioni 
Rreth nesh u krijue asgjëja 
Thue se po shpërthente sërish universi në krijim
lindun prej nesh

Pafundësia e syve tu më përbiu dashunisht
Kupidi u zhvesh nga shigjetat
Unë u bëra hark që digjej zjarrmie
Në të bardhtë e syve tu

Andrrën e kuqe tuj e shtrydhë në gji
Më mbushen jetë damarët e shpirti
Në amshim do të marrim formën e fundit
Ky asht veç vallëzimi ynë i panumërt

Vizioni.info Author