Mishi e sofra bën bashkë PDK-në e LDK-në

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, sonte ka pasur disa mysafirë të veçantë në qytetin që ai udhëheq.

Siç raportojnë mediat lokale, në konak të Hazirit sonte ishin Sami Lushtaku, Sylejman Selimi, Ukë Rugova dhe disa personalitete të tjera, transmeton Indeksonline.

Në një fotografi që po qarkullon në rrjete sociale, ata shihen duke pirë verë e birra dhe duke ngrënë darkë.

Të gjithë shfaqen të buzëqeshur, derisa duket se takimi ishte shumë miqësor. Kujtojmë se Lushtaku ishte kryetar i Skenderajt nga radhët e PDK-së, parti kjo për të cilën Haziri kohë pas kohe ka kritika.

Më poshtë foto nga darka në një nga restaurantet më të njohura të Gjilanit.