Gjendet i vrarë një person në një kazino në Suharekë

Pasditja e së dielës, sipas dëshmitarëve, ka qenë dita e fundit e jetës për një person rreth 35-vjeçar nga fshati i Mushtishtit.

Vrasja ka ndodhur në rrugën e Reshtanit në një lokal të lojërave të fatit. Dëshmitarët kanë thënë për TherandaPost se një automjet ka ndaluar, është futur brenda ka shtënë me armë zjarri dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.

Rrethanat për vrasjen nuk dihen ende. E gjitha çka dihet është se ai është 35-vjeçar dhe është nga Mushtishti.

Koha.net ka tentuar të kontaktojë zëdhënësin e Policisë së Kosovës në rajonin e Prizrenit, Vesel Gashin, por ai e ka pasur telefonin e fikur. /Koha.net/

Vizioni.info Author