15 persona kanë vdekur për dy muaj nga aksidentet e trafikut

Katër persona kanë vdekur dje nga dy aksidente. Kështu, në dy muajt e parë të këtij viti në Kosovë kanë vdekur 15 persona si pasojë e aksidenteve në trafikun rrugor në Kosovë.

Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, nga 1 janari i vitit 2017, në aksidente rrugore kanë humbur jetën mbi 280 persona, prej tyre 137 kanë vdekur më 2017, 129 më 2018 dhe të tjerët.

“Në dy muajt e parë të këtij viti 15 persona që kanë vdekur si pasojë e aksidenteve në trafikun rrugor në Kosovë. Nëse krahasohet me vitin 2018, janë katër veta më shumë që kanë humbur jetën për periudhën e njëjtë kohore. Vetëm sot kanë ndodhur katër të vdekur në dy aksidente të ndara”.

“Shkaqet janë të ndryshme por sigurisht se faktori njeri është më i shpeshtë pasi që nuk janë duke u respektuar rregullat e përgjithshme në trafik, nga manipulimi i pasigurt me automjet, tejkalimi i shpejtësisë, mos mbajtja e distancës, mos respektimi i shenjave të trafikut dhe mos përshtatja e kushteve të rrugës përdorimi i shpeshtë i telefonave mobil, vozitja nën ndikimin e alkoolit, substancave narkotike, ndikimi i lodhjes apo pagjumësisë, trajnimi joserioz gjatë dhënies së provimit për shofer, por duke mos munguar as faktori rrugë dhe automjet ngase akoma në shumë vende mungojnë shenjat e komunikacionit dhe veturat e vjetra me mangësi të shumta teknike, ku infrastruktura është problematike dhe drejtuesit e mjeteve  janë të pakujdesshëm gjatë vozitjes”, është thënë në komunikatën e IKSHPK-së.

Ky institucion bënë apel që qytetarët të kenë kujdes në vozitje.

Vizioni.info Author