Pas vdekjes së dy të rinjve në aksident, nesër ditë zie në Lipjan

Me vendim të Kryetarit të Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti nesër është shpallur ditë zie në Komunën e Lipjanit.

Kështu duke ndarë dhimbjen me familjet Retkoceri e Tmava me rastin e humbjes së jetës së Leonard Retkocerit dhe Sabit Tmavës në fshatin Duhël.

Sipas komunës, me këtë vendim anulohen të gjitha aktivitetet politike dhe aktivitete të tjera që janë paraparë të mbahen nesër.

Ahmeti pak më parë ka ngushëlluar familjet e viktimave.