Shqiptarët e Sellcës përkujtojnë të rënët dhe 18 vjetorin e betejës së UÇK-së në Maqedoni

Në fshatin Sellcë sot është mbajtur tubim përkujtimor në shenjë të 18 vjetorit të fillimit të luftës së 2001-shit.

Veç kësaj më 14 mars të 2001 në këtë betejë ku nisi lufta e UÇK-së në Maqedoni, ranë dëshmorë shqiptarë nga kjo zonë, njofton Klan Kosova.

Ishte 13 marsi i vitit 2001, kur tre grupe të U.Ç.Kombëtare me nga 11-12 veta u ngjitën rreth kalasë së Tetovës e cila është një pikë strategjike.

Kjo kala e ndërtuar nga Ilirët, stërgjyshërit tanë ka shërbyer si një qëndresë e pamposhtur gjatë sulmeve të pushtuesve të ndryshëm të tokës arbërore.