E lumtur si kurrë më parë, Jolie pozon me fëmijët

Aktorja amerikane Angelina Jolie i mahniti fansat kur u paraqit me fëmijët në premierën e filmit ‘Dumbo’. Në premierën e filmit aventuristik në Los Angeles ajo erdhi në shoqëri të Zahara (14), Shiloh (12), Knox (10) dhe Vivienne (10), ndërsa vëmendjen e tërhoqi me fustanin elegant të gjatë dhe të bardhë.

Edhe pse aktorja kohët e fundit i ka shmangur tubimet publike dhe ngjarjet e tjera ku kanë mundur ta fotografonin gazetarët, këtë herë ajo vendosi të dalë me fëmijët dhe të argëtohet me ta, pavarësisht fotografëve që i ndiqnin nga afër.

Kryesisht ajo mund të shihet në shëtitje me fëmijët, ndërsa privatisht kryesisht vesh rroba të gjera për ta fshehur figurën e saj të dobët dhe për t’i shmangur shkrimet e mediave gjithnjë e më të shpeshta për dobësinë e saj.

Kohët e fundit ajo ishte parë në park me fëmijët duke qëndruar në skaj të rrugës dhe duke shitur biskota. Angelina, së bashku me tre fëmijët e saj, binjakët Knox dhe Vivienne, dhe vajzën Shiloh, shitnin ushqime organike për qentë. Të gjitha paratë e mbledhura nga shitja e biskotave i shkuan shoqatës “Hope for Paws”, e cila kujdeset për adoptimin e qenve të braktisur, shkruan KOHA Ditore.

Angelina Jolie dhe bashkëshorti i saj Brad Pitt ende po kalojnë nëpër procesin gjyqësor të shkurorëzimit, ndërsa më së shumti probleme u shkakton kujdestaria e fëmijëve. Vetëm në fund të vitit të kaluar ata u dakorduan për kushtet e kujdestarisë së gjashtë fëmijëve të tyre.

Çifti martesor Jolie-Pitt në shtator të vitit 2016 njoftuan ndarjen, pas dy vjet martese dhe 11 vjetëve së bashku. Siç shkruan mediat e huaja, nëpër të gjithë procesin në gjykatë më së shumti po vuajnë fëmijët e tyre, të cilët në asnjë mënyrë nuk mund ta pranojnë që prindërit e tyre po ndahen.

Vizioni.info Author