Arrestohet i dyshuari për vrasjen dhe plagosjen në Gjakovë

Sonte në orët e mbrëmjes, pikërisht rreth orës 18:30, në fshatin Marmull të Gjakovës, ka ndodhur një vrasje dhe një plagosje me armë zjarri.

“Ju njoftojmë se  i dyshuari A. Gj., është arrestuar nga ana e policisë, këtë lajm e bën të ditur Kryeprokurori Ali Selimaj, nga vendi i ngjarjes”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.Lexo edhe:

I dyshuari A.Gj., nga i njëjti fshat ka privuar nga jeta T.B., i moshës 40 vjeç dhe ka plagosur A.N., 56 vjeçar, raporton lajmi.net.

Sipas deklaratës së të plagosurit, dyshohet se motivi është pronësor.

Vizioni.info Author