Policia e Kosovës: Në veri situata është normale

Policia e Kosovës ka përgënjeshtruar spekulimet e medieve të Beogradit për situatën sotme në veri, transmeton Koha.net.

Në një bisedë për portalin KoSSev, zëdhënësi i Policisë së Kosovës Baki Kelani ka thënë se “situata është normale, se nuk ka ndonjë gjë konkrete dhe se Policia e Kosovës po punon në pengimin e krimit të organizuar dhe po ndërmerr aksione në bazë të detyrave dhe obligimeve të veta”.

Edhe zëvendëskomandanti i Policisë së Kosovës për rajonin veri i Besim Hoti i ka thënë këtij portali se komunikacioni në veri po zhvillohet normalisht.