Juventusi në bisedime për Diasin

Drejtuesit e Juventusit kanë nisur negociatat me skuadrën e Benficas për qendërmbrojtësin Ruben Dias, kanë njoftuar të hënën mediumet e huaja.

Bëhet e ditur se Juventusit është i gatshëm të paguajë 40 milionë euro dëmshpërblim për të transferuar Diasin në fund të këtij edicioni, transmeton koha.net.

Dias 21-vjeçar, këtë edicion ka treguar paraqitje të mira te Benfica dhe te Juventusi po shihet si përforcim i duhur. Ai ka 42 ndeshje të zhvilluara deri më tani dhe ka shënuar dy gola.

Dias prej edicionit 2017/18 është pjesë e ekipit të parë të Benficas dhe ka kontratë deri në vitin 2023. Ai gjithashtu, ka edhe shtatë paraqitje me Përfaqësuesen e Italisë.