A ka kryesi F.C. Vushtrria ?

Shkruan: Fazli Muharremi

Të gjithë lexuam se çka ka ndodhur në ndeshjen Vllaznia – Vushtrria. Dhe kryesia ka rënë në gjum, si është e mundur që në këtë takim të ndahen 4 kartonë të kuq për ekipin e Vushtrrisë dhe të mbreterojë kjo heshtje?

Prandaj shtrohet pyetja a ka kryesi klubi i Vushtrrisë? Po të kishte është dashur të reagojnë (deri më tani nuk kam parë asnjë reagim në ndonjë portal apo në ndonjë televizion). Është dashur menjeherë të reagohet, e dimë të gjithë jemi idhtarë që në këto takime të ketë ndeshje të pastërta pa involvim të njerëzve të fedaratës dhe referëve të tillë.

Referimi ka qenë skandaloz dhe me tendencë, ka rënë kjo dhe është dëmtuar ekipi i Vushtrrisë. Katër kartonë të kuq këtu të shtyn të mendosh se referi ka qenë tendencioz, e para si është e mundur dhe e dyta çka pas kësaj ndeshje?

Katër lojtarë nuk kanë drejtë të luajnë në ndeshjen e radhës. Deri më tani ekipi i Vushtrrisë ka bërë lojëra shumë fer dhe pa dyshim që janë ekip i mirë, por kjo sikur po e pengon Federatën me plot bindje po e shkruaj këtë se po e pengon Federatën se ata nuk reaguan asgjë për atë tmerr që bëri referi në takimin Vllaznia -Vushtrria, duke e dëmtuar ekipin e Vushtrrisë.

Tani duhet të përgjigjet Federata çka do të ndodh për ato ekipe që do të vijnë në Vushtrri do të marrin ndonjë pikë? Unë po ju them që JO sepse ju të Federatës e keni injoruar ekipin e Vushtrrisë, vushtrriasit e dojnë futbollin por e dojnë të pastër e jo në këtë menyrë. Ne do të biem në ligen ZH, por padrejtesitë nuk do t’i lejojmë e pastaj për të gjitha që ndodhin në fushë përgjegjësinë e ka federata sepse ende nuk ka reaguar për rastin në fjalë.

Por, edhe ju të kryesisë së Vushtrrisë mos fleni për këtë ndeshje me Vllazninë është dashur mos me ua lëshuar derën Federatës por edhe gjitha mediat është dashur të informohen dhe të bëhet shumë e madhe kjo ndeshje, sepse po na kushton më vonë. Të gjithë e dimë që ne jemi favoritë për të hyre ne Superligë, por këto që po ndodhin do të na dëmtojnë, prandaj i bëj apel kryesisë së klubit që të jenë më të zëshëm në mbrojtje të të drejtave të ekipit tonë Vushtrria.

Vizioni.info Author