Shkruajnë: Egzon Musa & Rigon Qarkaj Ndikimi i lëvizjeve sociale dhe rëndësia e tyre për politikën!

Politika është veprimtari e cila ushtrohet nga pushteti me anë të së cilës njerëzit synojnë t’i realizojnë bindjet e tyre. Vendimet që merren nga qeveri dhe legjislatura të ndryshme në parim duhet të kenë një lidhshmëri me frymën shoqërore, pra me një realizim të vullnetit të krijuar nga populli, por kjo realizohet vetëm në ato raste kur shumica popullore e ka përfaqësimin e vetë në qeverisje dhe shteti nuk vepron me anë të dhunës duke shtypur qytetarët dhe vullnetin e shumicës me nje sundim absolut.

Politika vepron në bazë të gjendjes sociale, ekonomike dhe faktorëve të tjerë në të cilët ndodhet shoqëria e nje shteti, gjendje e cila ndërron me kalimin e kohës. Në rastet e sundimeve absolute, fryma shoqërore anon nga disa të drejta dhe liri njerëzore të cilat nuk respektohen nga shteti dhe kur me kalimin e kohës nuk ka përmirësim të gjendjes, revolta popullore kurorëzohet me një revolucion. Situata pas revolucioneve në shumicën e rasteve ndryshon për të mirë për pak vite dhe pastaj kthehet situata paraprake, pasi që njerëzit gjithmonë jane në kërkim të ndryshimit, madje edhe në rastet kur situata është e favorshme për ta. Lëvizjet sociale janë të lidhura ngushtë me lëvizjet ekonomike, dhe madje mund të thuhet se gjendja sociale e përcakton edhe gjendjen ekonomike. Në rastet kur njerëzit jetojnë aty ku të drejtat e tyre shkelen në vazhdimësi, përgjithësisht gjendja ekonomike është e rëndë.

Koha është faktori kryesor në ndryshimin e shoqërisë dhe kërkesave te tyre dhe politikanët oportunistë gjithmonë kanë qenë në pritje të krijimit të situatës që do t’i mundësonte atyre të realizojnë vizionet e tyre, shpesh herë duke shfaqur edhe altruizmin e tyre. Filozofi dhe dijetari i njohur gjerman Romando Guardini shprehet se “Pushteti si dukuri specifike njerëzore kërkon që të ketë domethënie”. Pra, me anë të kësaj kuptojmë se pushteti shtetëror ka rol kyç dhe qëndron në lidhje mes raportit të krijuar brenda shoqerisë dhe pushtetit ekzistues. Kjo na bën të kuptojmë se politika si fushëveprimtari për brenda pushtetit ka të bëjë me përdorimin e metodave progresive dhe më vendim marrëse me theks të veçantë, pasi që në këtë konteskt është faktor determinues i ndryshimeve që ndodhin brenda shoqërisë.

Si konglomerat i këtyre problemeve politka duhet të jetë kreative në kuptimin e hapur ndaj ideve dhe kësisoj pushteti merr domethënien dhe vlerën e tij, duke e ushtruar atë në interes shoqëror. Në këtë drejtim ky relacion mes gjithë këtyre faktorëve tregon se politika e mirëfilltë në kuptimin e plotë të fjalës mund të jetë reformatore e ndryshimeve përmbajtësore dhe efektive duke qenë e aftë të ndryshoj aktualitetin në varësi të rrethanave! Autorët e tekstit janë student të vitit të parë të Fakultetit Juridik në Universitetin e Mitrovicës “Isa Boletini”.

Vizioni.info Author