MPB heton nëse zyrtarët policorë përdorin drogë

Në tetë sektorë për punë të brendshme në MPB filloi kontrolli sistematik i policëve. Rezultatet e para, jozyrtarisht, flasin për policë të dyshuar për që kanë përdorur drogë. Burime nga ministria e Brendshme për Alsat theksojnë se kontrollet sistematike kanë mbaruar në Tetovë dhe në Ohër.

Kontrollet kanë përfunduar në Kumanovë, Veles, Shtip dhe Manastir, ndërsa pas përfundimit, kontrollet do të fillojnë edhe në Shkup, përcjell Telegrafi Maqedoni. Sipas njoftimeve pas kontrolleve sistematike, policët e dyshuar për drogë do të jenë subjekt i ekspertizës gjyqësore.

Nëse ekspertiza gjyqësore konstaton se zyrtarët policorë kanë përdor droga, MPB do të sjell vendim sipas Ligjit për lirimin nga puna.

Zyrtarët policorë janë të obliguar që secilën 24 muaj të bëjnë kontrolle, ndërsa një herë në vit në kontroll psikik. Praktikat ndërkombëtare thonë se policët janë të obliguar kontrollin ta kryejnë secilën gjashtë muaj./Telegrafi/