Abazi: Punë ka sa dush, po rinia po kanë qef me prit prej të tjerëve duke nejt n’kafe

Këngëtari i njohur i Kosovës, Naim Abazi mendon se në Kosovë ka punë sa të duash, mirëpo janë rinia që nuk e dëshirojnë punën, e preferojnë kafën më shumë se sa punën sipas Naimit.

Gjithashtu Naim Abazi tha se të rinjëve më shumë i pëlqen që të qëndrojnë në kafe, se sa të punojnë ndonjë punë, për këtë arsyje nuk kanë të ardhura dhe mendojnë që të ikin në europë është më mirë.

Në Kosovë ka shumë punë çfarë të duash mund të punosh dhe të fitosh, amo me një kusht. Kushti është që të largohesh nga kafja që qëndron tan ditën atje dhe me punu hiq. Të rinjtë nuk dojnë me punu.

Ata duhet që të marrin shembull nga europa për punë, janë shumë të zgjuar, ata nuk rrinë tërë ditën në kafe sikur shqiptarët. Duhet me punu, kafën e pi në shtëpi, dhe jo tërë ditën atje, përfundoi Naim Abazi.