Zhduket një person nga Deçani

Një djalë nga Strellci i Epërm i Deçanit është larguar nga shtëpia më 05 mars, rreth orës 08:00 dhe nuk është kthyer më në shtëpinë e tij.

Rastin e ka paraqitur dje në polici babai i tij. “Ankuesi mashkull K/Shqiptar, ka njoftuar se djali i tij viktima mashkull K/Shqiptar, është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Ndërkohë, njësitë policore janë duke hetuar rastin.