Telashe tek Milan, skuadra përsëri në shitje

Pronarët e Milan do të tentojnë ta shesin përsëri skuadrën, pasi ata përmirësuan paksa situatën ekonomike.

Këto raportime për situatën në skuadrën ‘kuq e zi’ vijnë nga e përditshmja italiane, ‘La Repubblica’, transmeton lajmi.net.

‘Rosonerët’ janë kthyer në një skuadër stabile që kur Elliott mori udhëheqjen e skuadrës vitin e kaluar, por pronarët po shpresojnë të rrisin  fitimet vitin e ardhshëm.

Pas kësaj, plani i pronarëve të klubit është që skuadra të shitet për një shumë të majme.

Bilioneri rus, Alisher Usmanov, i cili ka lindur në Uzbekistan është i interesuar që të bëjë një ofertë për të blerë skuadrën nga ‘San Siro’. 

Vizioni.info Author