‘Guardiola ka nënshkruar kontratë katërvjeçare me Juventusin’

Sipas Radio CRC, Pep Guardiola do ta zëvendësojë Massimiliano Allegrin, i cili është menaxher i skuadrës Juventus.

Këtë gjë e ka bërë të ditur gazetari Luigi Guelpa i cili ishte i pari që ka raportuar se futbollisti Cristiano Ronaldo do të transferohet në Juventus, shkruan Goal, transmeton Klan Kosova.

“Unë kam mësuar se Pep Guardiola tashmë ka në nënshkruar një marrëveshje me Juventusin për katër vitet e ardhshme”.

“Këtë gjë e kam mësuar nga i njëjti person që më ka treguar se Ronaldo do t’i bashkohet Juventusit”.

Vizioni.info Author