Bayern dhe Dortmund shënojnë fitore, gjithçka e barabartë në krye të tabelës në Bundesliga

Bayern Munich dhe Borussia Dortmund kanë regjistruar fitoret e radhës në garat e Bundesligës.

Kampionët në fuqi kishin përball skuadrën e Wolfsburg, të cilën e mposhtën me rezultatin 3:0, shkruan lajmi.net.

Ishte fillimisht Serge Gnabry i cili në minutën e 34’ shënoi golin e parë për gjigantin bavarez.

Vetëm tre minuta më vonë, ishte ai që nuk mungon në listën e realizatorëve, Robert Lewandowski, i cili dyfishoi epërsinë e Bayern.

Në pjesën e dytë, mesfushori kolumbian, James Rodriguez, shënoi për 3:0, kur po luhej minuta e 52’, për të mbyllur çështjen e fituesit.

Nga një herë shënuan edhe Thomas Muller në minutën e 76’ dhe Joshua Kimmich (82’) dhe Lewandowski, për rezultatin 6:0.

Në anën tjetër, Dortmund pati një punë pakëz më të vështirë me skuadrën e Stuttgart, ku fitoi 3:1.

Skuadra ‘verdh e zi’ arriti që të kalonte në epërsi në minutën e 62’ të takimit, kur Marco Reus realizoi nga pika e bardhë e penalltisë, shkruan lajmi.net.

Megjithatë, gëzimi i tyre nuk zgjati shumë, pasi, pas vetëm nëntë minutave lojë, ishte Marc Kempf që barazoi gjithçka.

Por, në fund, ishte Paco Alcacer që bëri heroin dhe në minutën e 84’ shënoi për epërsinë e dytë, kurse rezultatin e vulosi Pulisic në minutën e 90′.

Kështu, skuadrat mbeten në krye të tabelës, me pikët e barabarta, duke vazhduar luftën e madhe për titullin e kampionit. /Lajmi.net/


Vizioni.info Author