“Arsenali tani është më i dobët se me Wengerin”

Charlie Nicholas thotë se ish-klubi i tij Arsenali tani është më i dobët se që ishte nën menaxhimin e Arsene Wengerit.

“Topçinjtë” së fundmi pësuan me rezultat prej 3 me 1 në ndeshjen e parë të 1/16 në Ligën e Evropës ndaj Rennesit, kurse nesër do ta luajë derbin ndaj Manchester Unitedit me të cilën lufton për një vend në top katërshe që dërgon në Ligën e Kampionëve, transmeton Koha.net.

“E them gjatë gjithë kohës, në mbrojtje janë rrëmujë, nuk ka udhëheqës apo drejtues. Ata luajnë individualisht. Arsenali duhet të jetë i kujdesshëm pasi nëse e humbin këtë ndeshje mund t’i rrezikohet edhe një vend në top katërshe pas kësaj”, është shprehur ai për Sky Sports.