Yjet si dielli jonë kthehen në kristale në pjesën e vonë të jetës.

Edhe pse astronomët kanë teorizuar për një kohë të gjatë se kristalizimi ndodh në yjet e vjetër të ngjashëm me diellin, më në fund hulumtimet e reja shkencore kanë zbuluar prova direkte.

Yjet si dielli jonë mund të kthehen në kristale në fazat e fundit të jetës së tyre. Astronomët nga universiteti Warwick thonë se kanë gjetur provat e para direkte që yjet e quajtur xhuxhat e bardhë, (xhuxhat e bardhë ose Whitedwarf janë ‘kufomat’ e një ylli si dielli jonë dhe janë shumë të dendur) mund të kristalizohen, pra të kthehen nga fluide në solide.

Për të gjetur këto prova ekipi iu është rikthyer të dhënave të mbledhura nga sateliti Gaia i Agjencisë Hapësinore Europiane dhe kanë analizuar rreth 15,000 xhuxha të bardhë. Gjatë procesit ata zbuluan një grumbull yjesh me ngjyra dhe ndriçim që përputheshin me parashikimet e bëra për kristalizimin e tyre.

Zbulimi i udhëhequr nga fizikani Pier-Emmanuel Tremblay, u shpall pikërisht 50 vite pasi ishte parashikuar për herë të parë.

“Të gjithë xhuxhat e bardhë do të kristalizohen në një pikë të evolucionit të tyre” thotë Tremblay në një dalje për mediat.
“Kjo do të thotë se miliarda të tillë yjesh në galaktikën tonë kanë plotësuar procesin dhe janë sfera të kristalta në qiell. Edhe dielli jonë do të bëhet një xhuxh i bardhë kristali në rreth 10 miliardë vite.”

Xhuxhat e bardhë janë yje jashtëzakonisht të dendur, kështu nukleonët e ngarkuara pozitivisht në bërthamën e yjeve janë fluide, thonë shkencëtarët. Por, ndërkohë që ylli ftohet, fluidi ngurtësohet dhe krijon një bërthamë metali. Dhe duke qenë se xhuxhat e bardhë janë, përgjatë kozmosit tonë, objektet yjore më të vjetra, me faza jetësore të parashikueshme, astronomët shpesh i përdorin ata si “ora” për të datuar grupet e yjeve të tjerë përreth. Pra, të kuptuarit e procesit të kristalizimit mund të sjellë një saktësi më të lartë në përcaktimin e moshës së yjeve. /Skeptike/

Burimi: http://www.astronomy.com/…/stars-like-our-sun-turn-into-cry…