Brukseli dëshiron zgjidhje për Brexit-in para zgjedhjeve të BE-së

Dalja e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian mund të shtyhet, por për këtë duhet pasur një arsye të fuqishme, ka thënë negociatori i BE-së për Brexit-in, Mishel Barnie.

“Nëse kërkohet, udhëheqësit evropianë do të pyesin pse duhet të ndodhë kjo”, ka thënë Barnie pas takimit me kancelarin austriak, Sebastian Kurz.

Teknikisht zgjerimi i negociatave mund të zgjasë deri në prag të zgjedhjeve për parlamentin evropian që mbahen në muajin maj, ka thënë ai, pasi nëse zgjasin më shumë atëherë ngritët pyetja e pjesëmarrjes së Britanisë në këto zgjedhje.

Në anën tjetër kancelari austriak, Sebastian Kurz tha se Vjena do të mbështesë kërkesat e mundshme të Britanisë për shtyrje të Brexit-it në mënyrë që të shmanget një dalje e çrregullt e këtij vendi nga BE-ja.

Mënyra e daljes së Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian ende mbetet çështje e pazgjidhur pasi parlamenti britanik në janar hodhi poshtë marrëveshjen e Britanisë me Bashkimin Evropian.

May iu ka thënë ligjvënësve britanikë se mund të dërgojë një propozim për shtyrje të Brexit-it mirëpo paraprakisht ata duhet të votojnë marrëveshjen e darkoduar me Bashkimin Evropian.

Kryeministrja Theresa May është duke insistuar të vendet e BE-së për rishikim të marrëveshjes në mënyrë që të marrë mbështetjen e parlamentit për një Brexit të dakorduar.

Mirëpo udhëheqësit e BE-së deri më tani kanë kundërshtuar rinegociimin e marrëveshjes.