Kosnett: Me kohë, armiqtë mund të kthehen në miq

Ambasadori amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett, ka shpërndarë një postim në llogarinë e vet në “Twitter” në lidhje me raportet e Amerikës me Vietnamin, duke bërë edhe një krahasim rreth raporteve Kosovë-Serbi.

“E ardhmja për dy kombet tona është e ndrishtme, dhe miqësia jonë është premtuese se mund të jetë më e madhe”, thuhet në shkrimin e shpërndarë nga Kosnett.

E këtë ambasadori amerikan e ka shfrytëzuar, për të folur indirekt edhe për raportet e Kosovës me Serbisë.

“Me kohë, armiqtë mund të kthehen në miq. Kjo mund të arrihet duke diskutuar në mënyrë të ndershme të kaluarën e keqe, duke u fokusuar në të mirat që sjell bashkëpunimi për të ardhmen”, ka shkruar Philip Kosnett.