Kur njerëzit mendonin se transfuzionet e gjakut, do t’u jepnin atyre fuqinë e kafshëve

Nga James Hoare

Sikurse kanë qenë shpesh historitë e vjetra me superheronj, pasja e një transfuzioni gjaku nga një dele dhe shndërrimi i jashtëzakonshëm në Njeriun-Dele, nuk do të nxiste kafshimet e merimangave radioaktive. Çuditërisht, pavarësisht se ishin tepër të rrezikshme, transfuzionet e para të gjakut të njeriut nuk ndodhën në fund të fundit të shekullit XIX-të, por në gjysmën e dytë të viteve 1600.

Lëvizja e gjakut midis zemrës, mushkërive dhe trurit, u identifikua për herë të parë nga mjeku anglez Uilliam Harvi në vitin 1628. Teoria e Harvit rreth sistemit të qarkullimit të gjakut, ishte tejet e përparuar përballë mendimit mjekësor të kohës, sipas të cilit vetëm ana e majtë e zemrës pomponte gjakun në pjesën e majtë të trupit, dhe ana e djathtë në pjesën e djathtë të trupit.

U deshën 20 vjet që puna e Harvit të bëhej e njohur, dhe 20 vjet të tjera për cilindo mjek të mund të aplikonte mësimet e tij. I “armatosur” me faktet se si gjaku qarkullonte rreth trupit, në vitin 1665 Riçard Louer realizoi transfuzionin e parë të suksesshëm të gjakut, kur kreu transfuzion gjaku midis qenve të ndryshme, edhe pse në fund të gjithë pacientët me katër këmbë ngordhën. Por të paktën, jo menjëherë.

Dhuruesi ngordhte gjithmonë, ndërsa marrësi mund të jetonte për një farë kohe. Riçard Louer, nisi transfuzionin e parë të gjakut nga kafsha tek njeriu në vitin 1665 në Shoqërinë Mbretërore. Intelektualët anglezë u mahnitën nga kjo mundësi. Robert Bojli, që konsiderohet si kimisti i parë modern, i shkroi Louerit për ta pyetur nëse transferimi i gjakut nga një qen tek tjetri, do të ndryshonte ngjyrën e qimes së tij, personalitetin, apo do të përmirësonte ndjenjën e nuhatjes.

Diaristi i famshëm Samuel Pepis, pyeti se çfarë do të thotë ky zbulim për njerëzit, duke shkruar se “mund të vlejë për një forcim të shëndetit të njeriut, për të ndrequr gjakun e keq, duke marrë atë hua nga një trup më i mirë”.

Louer ra dakord se pas qenve rradha u takonte njerëzve, dhe besimi i tij do të nxitej nga lajmet e një eksperimenti të ngjashëm përtej Kanalit Anglez në Francë. Zhan-Baptist Denis, meritoi lavdërime për transfuzionin e parë të suksesshëm të gjakut në histori.

Denis pastroi gjakun e një djali 15-vjeçar të sëmurë me ethe, dhe më pas i inkeksoi gjakun e një deleje, një procedurë e quajtur ksenotransfuzion (që do të thotë midis dy specieve të ndyshme).

Djali mbijetoi. Ai ishte ende i sëmurë, pasi gjaku i njeriut dhe deles nuk është minimumi i përputhshëm me njëri-tjetrin, e lëre më pastaj të shëronte.

Por suksesi i parë ishte i mjaftueshëm, që Denis të përsëriste të njëjtën procedurë me një burrë me profesionin kasap. Çuditërisht, edhe kasapi mbijetoi, derisa në mënyrë të pashmangshme Denis vrau dikë në përpjekjen e tij të tretë (duke përdorur këtë here një viç). Për kësaj ngjarje, gjykatat franceze i ndaluan transfuzionet e gjakut.

Njeriu i pare, i përdorur për eksperimentin e tij të parë të transfuzuiont të gjakut mes njeriut dhe kafshës ishte Artur Koga, një i sëmurë mendor – i vetmi person që do të dilte vullnetar, për të testuar këtë procedurë të re – dhe një qengj. Ksenotransfuzioni u krye më 23 nëntor 1667, përpara Shoqërisë Mbretërore prestigjioze.

U përdorën pendë të mprehura për të shpuar arteriet karotide të qingjit. Më pas u futën tuba prej argjendi, që dërgonin gjak të ngrohë në një tas të vogël derisa të mbushej. Kjo i jepte kohën e duhur Louerit për të përfunduar transfuzionin e tij.

Më pas ai hapte një venë në krahun e Kogës dhe një tjetër tub argjenti u fut në të, për të lejuar daljen jashtë të 120-150 ml gjak. Tubi pastaj u fiksua midis dy pendeve, për të lejuar rrjedhjen e gjakut midis qingjit të pafat, dhe burrit me pak më shumë fat.

Eksperimenti u përsërit sërish më 12 dhjetor. Koga u pagua për kohën e tij, dhe e kremtoi këtë me një gotë verë. I entuziamuar, Pepis shkrun se “disa mendojnë se kjo mund të ketë një efekt të mirë tek ai, si një njeri gjaknxehtë për të ftohur gjakun e tij, dhe të tjerët thonë se nuk do të kenë asnjë efekt”.

Artur Koga vazhdonte të jetonte, ndaj në këtë drejtim ishte një sukses, megjithëse nuk bëri asgjë për gjendjen e tij mendore të rënduar. Sëmundja e Kogës, hyri në një kapitull të ri shqetësues, dhe ai i shkroi një letër surrealiste Shoqërisë Mbretërore, ku refuzonte ofertën për një ksenotransfuzion të tretë, duke pretenduar se dy të parët e kishin “transformuar atë në një tjetër specie”.

Eksperimentet ishin objekti humori dhe Koga u tall në publik, gje që e çoi t’i shpenzojë të gjitha të ardhurat e tij në pije, dhe kjo ashtu si çdo mrekulli misterioze mjekësore, me siguri e shtyu të bëhej në mendjen e tij gjysmë-njeri dhe gjysmë-dele.

Ai ankohej për “humbjen e leshit të tij”, dhe i nënshkruante letrat e tij si “më i vogli i kopesë suaj, Anjus Koga” – në latinisht për “Delja Koga”. Në krye të këtij poshtërimi, mbërriti lajmi i vdekjes së pacientit të tretë të Denis në Francë, dhe Shoqëria Mbretërore hoqi dorë nga këto eksperimente.

Një dekadë më vonë në vitin 1676, debati mbi ksenotransfuzionin u satirizua në një shfaqje të quajtur “Virtuoso”, në të cilën një person synonte të krijonte një racë të burrave-dele, të mbuluar me lesh. Tek e fundit, asnjë nga këto transfuzione të hershme të gjakut, nuk i bënte shumë mirë shëndetit të askujt.

Të katër llojet e grupeve të gjakut, nuk u identifikuan deri në vitin 1900, dhe ne tani njohim 30 variante të grupit të gjakut tek njerëzve. Nëse gjaku i dhuruesit, nuk është i pajtueshëm me të marrësit, kjo mund të shkaktojë një reagim drastik nga sistemi imunitar, dhe që mund të përfundojë me vdekje.

/ VintageNews