Rrezik….Qyteti i mbushur me qenë

Shkruan: Fazli Muharremi

Qentë janë të rrezikshëm, e tani kur qytetin e kan kapluar dhe nuk mundesh të kalosh rrugë që mos t’i takosh, më shumë has në qen se në njërzi, pyetja është pse këta qenë endacakë në çdo rrugë e në shesh? Duhet të presim kjo është përgjigjëja? Djaloshi që pësoi nga kafshimi i qenit është në gjendje të rëndë, ne të gjithë duhet ta dimë dhe këtë ngjarje ta vëmë sikur na ka ndodh neve, ka mundur të jetë djali im apo djali i ndonjë drejtori apo i kujdo qoftë, por ajo çka pamë në fotografi është e tmerrshme. Djaloshi ka dalur të luaj futboll të kënaqet me bashkë moshatarët e tij dhe kjo kënaqësi iu ka kthyer në tmerr atij dhe familjes, fotografitë që i pamë tregojnë që ai fëmijë ka pësuar trauma dhe shumë vështirë e ka të rehabilitohet, ky engjull që dita e gëzimit i kthet në vuajtje e traum nuk ka faj, ka menduar se ne qytetin tonë është i lirë të luaj ë të gëzohet, tani pas këtij sulmi ai fëmijë çdo herë që del në qytet duhet ta ketë prindin me vete sepse frikën që e ka pësuar lëndimet që i ka marr nuk ndihet i qetë sepse në kokën e tij është ngulitur se qentë janë në çdo vend, ai edhe në shkollë nuk ka guxim të shkoj kështu që këtë fëmijë duhet pa qare që për muaj të tërë të dërgohet te psikologu sepse më vonë do të ketë prap pasoja. O zot ato fotografi më kan trishtue, fëmiu del të kënqaet me shokët e vet e kthehet i kafshuar e i traumatizuar dhe ne heshtim sikur nuk ka ndodhur asgjë. Paramnedjeni po të ndodhte kjo në ndonjë vend të Evropë dikush duhet të denohej sepse dorëheqja nuk ka vlerë në këtë rast. Çka i intereson asaj nane ose atij engjulli kur ai është i kafshuar në fytyrë dhe i traumatizuar a jep dikush dorëheqje a jo. Largimi i qenëve endacakë është urgjente asnjë punë tjetër nuk është më prioritet se sa largimi i qenëve endacakë. Një tmerr të tillë e kam përjetuar edhe vet dhe e di se si ndihet sot ai fëmijë, e kanë përjetuar edhe shumë vjaza e nëna që shkojnë herët në punë. Ky rast do zoti e është i fundit dhe nuk shohim më ngjarje të tilla, qytetarët dëshirojnë të shetisin të lirë, fëmijët të lozin, të shkojnë të qetë në shkollë të kënaqen në qytetin e tyre.

QYTETI QË MBAN MEND.