Arrestohet gjinekologu që ia ndërpreu shtatzëninë vajzës nga Drenasi

Në vazhdën e hetimeve të këtij rasti, në konsultim me prokurorin kompetent, hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës kanë për intervistë edhe të dyshuarin tjetër në lidhje me rastin e të miturës nga Drenasi, mjekun me inicialet F.A.

Pas intervistimit të këtij të dyshuari, të njëjtit më vendim të prokurorit i është caktuar sot në orët e mbrëmjes masa e ndalimit për 48 orë, njofton IPK-ja.

“Arrestimi i të njëjtit nga hetuesit e Inspektoratit Policor është bërë me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale ‘ndërprerje e palejuar e shtatzënisë’ (e paraparë në nenin 184 të Kodit Penal). Me kërkesë të Inspektoratit Policor, zyrtarë nga Inspektorati Shëndetësor kanë kryer sot edhe një inspektim specifik në një ordinancë private mjekësore e cila pas këtij inspektimi është mbyllur për kohë të pacaktuar”, njofton IPK-ja.

Hetimet nga Inspektorati Policor lidhur me këtë rast do të vazhdojnë deri në ndriçimin e plotë të rastit në koordinim me Prokurorinë kompetente, thuhet më tej në njoftim.

Vizioni.info Author