Zbulohet merimanga më e madhe në botë, ja një video e saj

Një i afërm i afërt i merimangës së famshme ‘Vejusha e Zezë’ është zbuluar në Afrikën e Jugut dhe ekspertët thonë se kjo mund të jetë më e madhja e familjes vdekjeprurëse araknide.

Kafshimi i saj ka një potencë të ngjashme me atë të merimangës së ve dhe mund të hospitalizojë viktimat.

Merimanga, e emëruar Button Phinda, mendohet të jetë specie e parë e re nga trungu familjar i merimangave të veja për t’u zbuluar në 28 vjetët e fundit.

Krijesa u gjet fillimisht në Parkun Tembe nga Barbara Wright në vitin 2014, por ekspertët vetëm kohët e fundit kanë qenë në gjendje ta klasifikojnë atë si një specie të re.

Megjithëse ekspertët pretendojnë se mund të jetë ‘merimangë më e madhe e ve’, ata nuk i kanë lansuar matjet ose emrin shkencor, pasi që dokumenti i tyre ende nuk është publikuar.