Merreni çadrën me vete, këto janë temperaturat për nesër

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), ka bërë të ditur se nesër në vendin tonë do të mbajë mot i ndryshueshëm.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), ka bërë të ditur se gjatë ditës së nesërme në vendin tonë do të mbajë mot i ndryshueshëm, me vranësira dhe herë-herë me reshje shiu, më të theksuara në perëndim dhe veriperëndim të vendit, por edhe pjesët tjera të vendit do të ndikohen me vranësira jostabile dhe me reshje shiu me intensitet të ndryshëm, shkruan lajmi.net.

Do të ketë edhe intervale të shkurta me diell në pjesën qendrore të vendit.

Sipas IHMK-së, temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 3 deri 4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 10-11 gradë Celsius.

Shtypja atmosferike do të shënoj ngritje graduale. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe juglindjes me shpejtësi deri 11m/s.

Kjo gjendje labile e motit do të ndikoj pozitivisht në cilësinë e ajrit.

Më poshtë ju sjellim temperaturat minimale dhe maksimale për ditën e nesërme në qytetet kryesore të vendit. /

Vizioni.info Author