Qëllimi i SBASHK-ut është ta pezullojë apo ndalë ligjin, nuk është rritja e pagave

Shkruan: Lavdim Mehani

Besoj, se ka vetëm vendim të padukshëm politik, nga interesat e mëdha, që pako e ligjeve të bllokohet me çdo kusht!

Sindikatat, aktualisht janë instrument i ketij vendimi.

Me pasë pagën 598 euro, në rrethanat aktuale financiare që është Kosova, me 508 orë në vit pune, me një cilësi të mjerë në Arsim, dhe prap me kundërshtu, e me kërku ose pezullim ose rritje enorme që nuk e përballon shteti, kjo hiq nuk don analizë me e kuptu çka fshihet pas saj.

Kjo pako e ligjeve, besoj të gjithë e dimë se çka rregullon, kënd ku e bartë, ku ndalen keqpërdorimet, ku shtohet llogaridhënja, si rregullohen rekrutimet, etj., e që dikujt sigurisht nuk i shkojnë përshtati këto.

Po e tregoj një thënje të një deputeti në një punëtori për këtë pako, nëse kjo pako kalon me këto rregullime, që prekë ndër njerëzit më të fuqishëm të një Iks subjekti politik, pavarësinë ekzekutivo-financiare të tyre, atëherë përfundimisht bindem se ka ndryshu ai subjekt, po lirohet prej keqpërdoruesve dhe do të shkojë ne opozitë.

Insistimi me e pezullu këtë pako, duke kërku diçka të pamundshme, e përmbushë atë që zotri deputeti i respektuar na e tha.

Vizioni.info Author