Vazhdon avazi i vjetër serb për të “sekuestruar” pasurinë historike të shqiptarëve

Para disa muajshë lexova se, Lahutën, instrumentin muzikor tipik e tradicional të shqiptarëve, qeveria serebe ka arritur ta regjistroj në UNESC-o si instrument muzikor “serb”. Tash, me rastin e vizitës së presidentit rus në Beograd, pansllavisitit Vlladimir Putin, këtij, përveç të tjerave, Aleksandër Vuçiqi po ia dhurojka edhe një Qenë të Sharrit, me qëllim se kinse qeni i dhuruar është i racës së vjetër nga toka “serbe”, Kosova në këtë rast. Ky është trillim dhe falsifikim perfid i historisë e kulturës së Kosovës dardane e shqiptare, nga historiografia serbe, e përkrahur vazhdimisht nga Qeveria, Akademia e Kisha Serbe.
Gjatë shekujve XIX dhe XX kanë arritur të fallsifikojnë, përveç të tjerave, Betejën e Kosovës (1389), të ashtuquajturën ” Dyndje e madhe serbe me në krye Araenije III Çarnojeviq” (1690) dhe kinse për të ashtuquajturat Kisha, Manastire, Ura e Kështjella mesjetare “serbe”në Kosovë.
Kështu, pas fallsifikimit të ngjarjeve historike, qeveria, akademia dhe kisha serbe, tash ju kanë rrok punës itenzive për të “sekuestruar” edhe trashëgiminë natyrore e tradicionale të shqiptarëve, duke u munduar t’i paraqesin si “serbe”.

Në asnjë mënyrë nuk duhet të pranojmë gjëra të tilla, që realisht ju takojnë ekskluzivist vetëm shqiptarëve./Izet Miftari/