“The Guardian”: Mafia shqiptare kontrollon tregun 5 miliardësh të kokainës në Londër

Gazeta prestigjioze britanike, “The Guardian”, i ka kushtuar një shkrim të gjatë tregut të kokainës në Britani të Madhe, të cilin thotë se e dominon mafia shqiptare.

Ata janë të sofistikuar, të zgjuar – dhe gjithmonë të gatshëm të dërgojnë drogë nga portet e Evropës në rrugët e Londrës, një rrjet kriminal që tani është në krye të tregtisë në Mbretërinë e Bashkuar prej 5 miliardë funtesh.

Një bandë shqiptare tregtarëve të drogës në rrugë, është e njohur në Britani për dhunën e saj dhe veçanërisht për shfaqjet në mediat sociale, duke paraqitur Ferrari, blloqe parash dhe orë Rolex për të ndihmuar në rritjen e reputacionit të saj dhe rekrutimin e të “rinjve”.

Grupi Hellbanianz i përket “tregtisë me pakicë” të kokainës në rrugën e Londrës. Ata janë tregtarët dhe zbatuesit e mafies shqiptare, për të cilën Agjencia Kombëtare kundër Krimit beson se është duke konsoliduar pushtetin brenda botës kriminale në Mbretërinë e Bashkuar, ku në rrugët e saj ka një treg total kokaine me vlerën e 5 miliardë funteve, transmeton “Oranews” shkrimin e “The Guardian”.

Videot muzikore të bandës i kujtojnë shikuesve se “Hellbanianz” janë gati për dhunë dhe se ata posedojnë fuqi dhe armë zjarri. Megjithatë, thonë burimet e policisë, Hellbanianz zë shkallën më të ulët të mafies shqiptare.

Si ia dolën shqiptarët për të pushtuar tregun e Britanisë së Madhe me kokainë, është një mësim në fushën e kriminalitetit; vlera e krijimit të miqësisë me mafien më të rrezikshme në botë dhe kërcënimin absolut të dhunës.

Filloi me një model biznesi që ishte i thjeshtë në koncept, por mjaft i guximshëm për të përmbysur rendin ekzistues. Për vite të tëra importuesit ndërkombëtarë të kokainës punonin veçmas nga tregtarët me shumicë dhe bandat e tyre. Struktura e çmimeve ndryshonte, varësisht nga pastërtia e drogës; sa më e lartë cilësia, aq më shumë kushtonte.

Shqiptarët hodhën poshtë të gjithë modelin. Ata filluan të negociojnë drejtpërdrejt me kartelet kolumbiane që kontrollojnë prodhimin e kokainës. Dërgesa të mëdha u organizuan direkt nga Amerika e Jugut.

Ekspertët britanikë zbuluan se shqiptarët siguronin kokainë nga kartelet për rreth 4,000 deri 5,500 funte për kilogramë, në një kohë kur rivalët mendonin se po bënin një marrëveshje të mirë duke përdorur tregtarët holandezë me shumicë që shitnin në 22,500 funte një kilogram. Shqiptarët ulën çmimin e kokainës – dhe shtuan pastërtinë e saj. Dërgesa masive u sollën në Britani të Madhe

Tony Saggers, ish-kreu i sektorit të drogës dhe inteligjencës në Agjencinë Kombëtare të Krimit, i cili ka kaluar 30 vjet duke analizuar ritmet e ekonomisë globale të narkotikëve, tha se efekti shqiptar ka ndikuar thellësisht në përdorimin, prodhimin dhe ekonominë e kokainës.

Droga është më e lira në Britani të Madhe që nga viti 1990 dhe më e pastër se ka qenë për një dekadë, gjë që ka shkaktuar vdekje të regjistruara. Mbretëria e Bashkuar ka numrin më të madh të përdoruesve të rinj në Evropë. Më gjerësisht, dërgesat shumë më të mëdha dhe më të shpeshta të drogës janë konfiskuar duke hyrë në Britani të Madhe, pasi prodhimi i kokainës në Amerikën e Jugut ka shënuar rekord – deri në 31% më shumë në 2016.

Rivalët e bandave shqiptare si Hellbanianz fillimisht luftuan për të konkurruar, sepse ata kishin një produkt inferior dhe më të shtrenjtë. Opsioni i tyre i vetëm ka qenë për të blerë kokainë me burim nga Mafia Shqiptare.

Mohammed Qasim, hulumtues në Universitetin Leeds Beckett që studion tregtarët e drogës, e përshkroi qasjen e biznesit shqiptar si “fantastik”.

Megjithatë, për modelin e shqiptarëve për të punuar me të vërtetë, kërkohej kontrolli i porteve të Evropës. Për këtë Mafia Shqiptare duhej të bashkëpunonte me “Ndrangheta”, grupi më i fuqishëm dhe më i globalizuar i mafies italiane, e cila kontrollon tregtinë kontinentale të kokainës në Evropë.

Ekzistojnë dëshmi të konsiderueshme se jo vetëm shqiptarët punojnë me “Ndrangheta”, por se ata kanë formuar aleancat më të forta. Burimet thonë se mafia italiane i konsideron shqiptarët si të barabartë. Saggers tha: “Ka një lidhje të fortë mafioze tani mes italianëve dhe shqiptarëve. Shqiptarët po punojnë me ta – jo në konkurrencë me ta. Plus, historikisht, italianët kanë kontakte të mira në Amerikën Latine”.