Niset për në Hagë edhe komandant Remi- “Do i përgjigjemi drejtësisë”

Ish-komandanti i Zonës Operative të Llapit, Rrustem Mustafa, në këto momente është në Aeroportin e Prishtinës, prej nga do të udhëtojë drejt Hagës.

Mustafa tha para mediave se do t’i përgjigjen drejtësisë dhe që ata janë të pafajshëm.

“Do i përgjigjemi drejtësisë. Ne jem të pafajshëm. Ftesat janë shumë normale, pas gjithë propagandave që i ka bërë Dick Marty, ftesat janë në rregull dhe ne do i përgjigjemi. Kryeministri Haradinaj na ka takuar sot, me presidenti Thaçi kemi qenë në kontakt”, tha ai, raporton Gazeta Blic.

Mustafa do të intervistohet nga Gjykata Speciale me 14 janar. Ndërsa dy ditë pas tij (16 janar) do të intervistohet edhe Sami Lushtaku.

Kështu ka konfirmuar avokati tyre, Arianit Koci. I cili para mediave tha që data e intervistimit të Sami Lushtakut është shtyrë për shkak se të dy të ftuarit kanë të njëjtin avokat.