Moti i keq, helikopteri i FA evakuon 15 persona në Theth e Shalë

Forca Ajrore përmes ekuipazhit të helikopteri “Cougar” kanë evakuuar 15 persona në fshatrat Theth e Shalë të malësisë së Dukagjinit në Shkodër.

Mësohet se mes tyre gjenden dy të sëmurë, problematika e të cilëve u konstatua pak minuta përpara nisjes së helikopterit nga Farka.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes 15 personat, përfshirë edhe disa mësues po dërgohen në Shkodër.

Me gjithë përpjekjet e shumta, ndërhyrja nga toka ka qenë e pamundur, ndaj prefekti i Shkodrës kërkoi ndërhyrjen nga ajri.

Mësuesit dhe banorët në emergjencë ishin bllokuar në Dukagjin për shkak të rënies së sasive të mëdha të dëborës.

Vizioni.info Author