Lajme Vend 

Niset për në Hagë edhe komandant Remi- “Do i përgjigjemi drejtësisë”

Ish-komandanti i Zonës Operative të Llapit, Rrustem Mustafa, në këto momente është në Aeroportin e Prishtinës, prej nga do të udhëtojë drejt Hagës. Mustafa tha para mediave se do t’i përgjigjen drejtësisë dhe që ata janë të pafajshëm. “Do i përgjigjemi drejtësisë. Ne jem të pafajshëm. Ftesat janë shumë normale, pas gjithë propagandave që i ka bërë Dick Marty, ftesat janë në rregull dhe ne do i përgjigjemi. Kryeministri Haradinaj na ka takuar sot, me presidenti Thaçi kemi qenë në kontakt”, tha ai, raporton Gazeta Blic. Mustafa do të intervistohet…

Lexo më shumë
Lajme Rajon Vend 

“The Guardian”: Mafia shqiptare kontrollon tregun 5 miliardësh të kokainës në Londër

Gazeta prestigjioze britanike, “The Guardian”, i ka kushtuar një shkrim të gjatë tregut të kokainës në Britani të Madhe, të cilin thotë se e dominon mafia shqiptare. Ata janë të sofistikuar, të zgjuar – dhe gjithmonë të gatshëm të dërgojnë drogë nga portet e Evropës në rrugët e Londrës, një rrjet kriminal që tani është në krye të tregtisë në Mbretërinë e Bashkuar prej 5 miliardë funtesh. Një bandë shqiptare tregtarëve të drogës në rrugë, është e njohur në Britani për dhunën e saj dhe veçanërisht për shfaqjet në mediat…

Lexo më shumë
Lajme Vend 

Plani i ndryshimit të kufijve ngjall frikën e serbëve në enklava në Kosovë

Një shkëmbim i mundshëm i territorit mes Kosovës e Serbisë, që po propozohet nga liderët e tyre për t’i dhënë fund një prej mosmarrëveshjeve më të paqëndrueshme territoriale në Evropë, ka ngjallur brenga se kufiri mund të rishkruhet në vija etnike dhe të rinxis armiqësitë shoqërore etnike. Ndonëse janë publikuar shumë pak detaje, mediat thonë se rajoni kufitar verior me shumicë serbe përreth qytetit të Mitrovicës do të inkorporohej në Serbi sipas planit, plan sipas të cilit Beogradi po ashtu do t’ia dorëzonte Kosovës rajonin me shumicë shqiptare, raporton agjencia…

Lexo më shumë
Bota 

Nipi i një emigranti nga Meksika do sfidojë Trump në 2020

Demokrati nga Teksasi i Shteteve të Bashkuara, Julian Castro, ish kryetar i San Antonios pritet të paraqes kandidaturën zyrtare që do të sfidonte presidentin Donald Trump në zgjedhjet e nëntorit të vitit 2020. 44-vjeçari Castro, nip i një emigranti nga Meksika, ka shërbyer si sekretar i Zhvillimit Urbanistik gjatë presidencës së Barack Obamas dhe është parë si potencial në rritje. Castro kishte filluar të paraqesë pozicionin e tij në debatet e politikave shtetërore që do të dominojnë garën e nominimeve që pritet të fillojë në fillim të vitit të ardhshëm.…

Lexo më shumë
Lajme Rajon 

Akull në rrugë, mjeti me dy punonjës të Bashkisë Librazhd bie në humnerë

Një incident i rëndë ka ndodhur në zonën e Librazhdit, e cila është një nga më të goditurat prej motit të keq me reshje bore dhe ngrica, që ka “mbërthyer” vendin prej më shumë se një jave. Mësohet se një makinë me të cilën dy punonjës të Bashkisë së Librazhdit po shoqëronin një fadromë që po hapte rrugët nga bora, ka rënë në humnerë. Fatmirësisht nuk ka jetë të humbura, pasi punonjësit me shpejtësi kanë mundur të hidhen nga mjeti në momentin që po rrëzohej. Mjeti ka rrëshqitur nga prezenca…

Lexo më shumë
Sporte 

Partizani mund të humbasë “yjet”, Hoxha e Bardhi drejt Italisë!

Te Partizani po mendojnë për merkaton në hyrje por në verë të kuqtë mund të humbasin dy prej lojtarëve të tyre kryesorë. Bëhet fjalë për kapitenin Alban Hoxha dhe sulmuesin Jurgen Bardhi. Sipas mediave italiane, Chievo Verona interesohet për shërbimet e dy futbollistëve të Partizanit. Për portierin Hoxha, verdheblutë kanë shfaqur interes edhe më parë ndërsa emri i Bardhit është një risi. Chievo pozicionohet në vendin e fundit të Serie A dhe gjasat më të mëdha janë që rrëzohet një kategori më poshtë kështu që drejtuesit e klubit veronez kanë…

Lexo më shumë
Lajme Rajon 

Moti i keq, helikopteri i FA evakuon 15 persona në Theth e Shalë

Forca Ajrore përmes ekuipazhit të helikopteri “Cougar” kanë evakuuar 15 persona në fshatrat Theth e Shalë të malësisë së Dukagjinit në Shkodër. Mësohet se mes tyre gjenden dy të sëmurë, problematika e të cilëve u konstatua pak minuta përpara nisjes së helikopterit nga Farka. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes 15 personat, përfshirë edhe disa mësues po dërgohen në Shkodër. Me gjithë përpjekjet e shumta, ndërhyrja nga toka ka qenë e pamundur, ndaj prefekti i Shkodrës kërkoi ndërhyrjen nga ajri. Mësuesit dhe banorët në emergjencë ishin bllokuar në Dukagjin për shkak të…

Lexo më shumë
Lajme Rajon 

Studentët e Ekonomikut: Kauza jonë nuk është partiake

Studentët e Ekonomikut kanë deklaruar se kauza e tyre nuk është partiake. Me anë të një letre, ata i drejtohen “studentëve, prindërve, intelektualëve dhe palaçove të shoqërisë shqiptare” duke u kërkuar që “për një herë të vetme të mos përbaltin dëshirat tona të mira për këtë vend”. “Nëse mendoni se jemi partiakë, atëherë në djall shkofshi edhe ju me to”, lexohet në letrën e studentëve të Ekonomikut.

Lexo më shumë
Lajme Vend 

Mërgimtari kosovar humb jetën në një aksident në Serbi

Mërgimtari kosovar, A.K. ka humbur jetën dje në një aksident të rëndë trafiku në Serbi. Ky mërgimtar bashkë me disa familjarë të tij po udhëtonte me veturë drejt Austrisë, pasi kishte kaluar pushimin dimëror në Kosovë. Sipas informatave lëndime kanë pësuar edhe tre persona të tjerë. Vetura e viktimës është aksidentuar me një autobus. A.K për disa vite rresht ka punuar dhe jetuar në Austri, festat e fundvitit kishte ardhur për t’i kaluar në Kosovë. Ardhja e tij në vendlindje dje u kthye në tragjedi për familjen e tyre në…

Lexo më shumë
Lajme Vend 

Zeka e shoqëron Lushtakun në Hagë: Besoj në pastërtinë e luftës së Sami Lushtakut

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka, ka njoftuar se do të udhëtojë bashkë me Sami Lushtakun drejt Hagës, ku ky i fundit do të intervistohet nga Prokuroria e Specializuar. Milaim Zeka ishte në Aeroportin e Prishtinës bashkë me Sami Lushtakun dhe djalin e tij, deputetin Mërgim Lushtaku. Zaka tha se në mënyrë absolute beson në pastërtinë e luftës së ish-komandantit të UÇK-së të Zonës Operative të Drenicës, Sami Lushtakut. “Ka qenë dëshira ime me shoqëru Mërgimin, që e kam koleg. Në Hagë do të udhëtoj bashkë me të dhe…

Lexo më shumë
Social media & sharing icons powered by UltimatelySocial