Maqedonia ndryshon emrin, Bushati: Kontributi i partive shqiptare, vendimtar

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati, ka përshëndetir ndryshimet kushtetuese në Maqedoni, të cilat mundësuan ndryshimin e emrit të vendit në Republika e Maqedonisë së Veriut, sipas marrëveshjes së arritur në Prespë me fqinjin jugor të saj, Greqinë.

“Votimi përfundimtar i Marrëveshjes së Prespës nga Parlamenti maqedonas është një demonstrim i qartë i aftësisë politike për të hapur rrugën drejt NATO-s dhe BE-së. Kontributi i partive politike shqiptare edhe njëherë u dëshmua si faktor vendimtar. Urime”, ka shkruar Bushati në llogarinë e vet në “Twitter”.

Vizioni.info Author