Familja Bilalli nga Vushtrria sot u bë me shtëpi të re

Xhafer Bilalli nga Vushtrria, sot iu gëzua hyrjes në shtëpinë e re, ndërtimin e së cilës e kanë bërë të mundur donatorët dhe bizneset nga kjo komunë.

Lajmin për ndërtimin e shtëpisë për familjen Bilalli dhe hyrjen në këtë shtëpi të re e ka dhënë  vet kreu i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, përmes një postimi në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook.

Për më shumë lexoni postimin e kryetarit Tahiri në Facebook:

Familja e Xhafer Bilalli nga Vushtrria sot është bërë me shtëpi të re! Kjo ngrotësi në këtë ditë me borë është mundësuar falë angazhimit të donatorëve si Mexhit Merovci dhe bizneseve lokale nga Vushtrria! Komuna ka participuar me 2500€ në këtë projekt. Familja Bilalli qe me teper se 5 vite ka qene ne skemat e Komunes per pagesen e qirase! /Vizioni.info/