Besnik Tahiri kujton dajën e tij Imer Istrefin nga Vushtrria

Kordinatori nacional për reforma shtetërore dhe këshilltari i kryeministrit, Besnik Tahiri, përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka kujtuar dajën e tij Imer Istrefin në dhjetë vjetorin e vdekjes.

Në këtë shkrim ai e ka vlerësuar lartë personalitetin e Imerit për të cilin ka thënë sepër të ka qenë edhe model në formësimin e tij njerëzor.

Lexoni postimin e plotë të Tahirit:

Në 10-të vjetorin e përkujtimit të ndarjes nga jeta të dajës tim, Imer Istrefi, e kujtoj si përherë, të urtë, fjalë pak, por që fjalën e kishte mesazh. Në formësimin tim njerëzor ai kishte ndikim të madh, ishte modeli im.

Ai në mendje ruante kujtime të vështira, në shpatulla mbante barrën e familjes, ndërsa me fjalë jepte kurajën e me vepra modelin e burrit të urtë e trim.

Humbjen gjithmonë e ruan dhimbja, ndërkaq fjalët dhe veprën e ndjek shembulli yt.

Qoftë i përjetshëm kujtimi për ty Dajë!