Shtatë të lënduar në një aksident në Mitrovicë

Shtatë persona janë lënduar si pasojë e një vetaksidenti në magjistralen Mitrovicë-Pejë.

Aksidenti ka ndodhur dje në fshatin Lushtë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës në rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, ka thënë për KTV-në se shtatë të lënduarit janë dërguar menjëherë në spitalin rajonal në Mitrovicë.