Kuriozitete për mjedisin

* Për botimin e gazetave në SHBA për një javë nevojitet një pyll i madh – me mbi 500 000 trungje pemësh.

* Temperatura më e lartë e regjistruar në botë është 57,5 Gradë Celsius në Elaziz të Libisë (Afrikë), kurse temperatura më e ulët u regjistrua në stacionin Vostok Antarktidë me minus 89,6 Gradë Celsius.

* Shkretëtira e Saharasë për nga territori është më e madhe se sa kontinenti i Australisë.

* Sikur nga te gjithë ujërat e deteve dhe oqeaneve të nxirrej kripa, me të do të mbulohej gjithë sipërfaqja e tokës sonë me një shtresë prej rreth 130 metrash.

* Në çdo litër ujë të sipërfaqes së detit ka mesatarisht rreth 10.000 gjallesa, ne 100 metra ka 3.000 dhe në 5.000 metra ka mesatarisht 15 gjallesa.

* Liqeni më i bukur dhe më ujë më të kulluar në Evropë është Liqeni i Pogradecit ku mund të shohim deri në 20 metra thellësi.

* Dallga më e madhe e regjistruar deri më sot ka qenë në vitin 1971 në Ishullin Ishigaki, Japoni, me lartësi 85 m.

Vizioni.info Author