Detaje nga vrasja e dyfishtë në Shqipëri, 34-vjeçari vrau gruan dhe kunatën

Një krim në familje ka tronditur mbrëmë banorët e Ballshit, pasi një burrë ka vrarë gruan dhe kunatën e tij.

Burri i cili dyshohet se ka qenë në gjendje të dehur ka qëlluar për vdekje duke vrarë gruan e tij 31-vjeçare dhe kunatën e tij, motrën e bashkëshortes, 18-vjeçare.

Sipas informacioneve mësohet se fillimisht ka debatuar me gruan pasi kjo i ka sugjeruar të mos pijë më alkool, por edhe se i kishte kërkuar që të shkonte nga prindërit e saj.

Më tej mësohet se Gazmend Musta në fillim ka qëlluar të shoqen, por aty ka ndërhyre kunata për të mbrojtur motrën por edhe e atë e ka sulmuar me thikë, duke i lënë të dyja të vdekura.

NJOFTIMI NGA POLICIA 

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit G.M, 34 vjeç. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi dyshohet se në gjendje të dehur, rreth orës 17.30 në banesën e tij në Ballsh, për motive të dobëta, ka vrarë me thikë bashkëshorten e tij, shtetasen G.C, 31 vjeçe si edhe motrën e bashkëshortes, shtetasen M.C, 18 vjeçe, të cilat kanë ndërruar jetë në vend.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjes.